Gjërat që ndikojnë në krijimin e ëndrrave

Mendja e fjetur sjell faktorët e jashtëm në gjumë dhe ata bëhen një pjesë e ëndrrës sonë. Shumë gjëra mund të ndikojnë në krijimin e një ëndrre. Është e njohur se zakonisht ëndërrojmë rreth asaj që ka lënë një përshtypje mbi ne gjatë ditës, që i bie se në ëndërr procedojmë mendimet dhe ndjenjat me të cilat jemi përballur gjatë ditës. Nëse faktorët e jashtëm ndërhyjnë në gjumë, mund të pengojnë mesazhin që mendja juaj e përgjumur dëshiron ta përcjellë te ju.

Kur flemë, trupi ynë bën gjithçka për të qëndruar në atë gjendje dhe në vend që të na zgjojnë stimujt e jashtëm, siç janë tingujt dhe aromat, ato transmetohen në ëndrrën tonë. Mendja e fjetur sjell faktorët e jashtëm në gjumë dhe ata bëhen një pjesë e ëndrrës sonë. Shumë gjëra mund të ndikojnë në krijimin e një ëndrre. Është e njohur se zakonisht ëndërrojmë rreth asaj që ka lënë një përshtypje mbi ne gjatë ditës, që i bie se në ëndërr procedojmë mendimet dhe ndjenjat me të cilat jemi përballur gjatë ditës. Nëse faktorët e jashtëm ndërhyjnë në gjumë, mund të pengojnë mesazhin që mendja juaj e përgjumur dëshiron ta përcjellë te ju.

– Tingujt: Tingujt që dëgjoni mund të ndikojnë në gjumë. Pra, nëse doni të ëndërroni për diçka të veçantë, lëshoni një këngë që ju ngjall kujtimet rreth asaj, ose ndonjë zë tjetër, për shembull, në qoftë se doni të ripërjetoni koncertin e artistëve tuaj të preferuar, lëshoni albumin e tyre me zë të ulët derisa flini, ose në qoftë se doni të shkoni në det dhe aktualisht nuk i keni kushtet, lëshoni melodinë me tingujt e oqeanit, por mos e bëni këtë shpesh.

Nëse doni të pushoni si duhet, më së miri është për të fjetur në heshtje, sepse truri në këtë mënyrë pushon nga stimujt e jashtëm dhe do të jetë i freskët mjaftueshëm për një ditë tjetër.

– Aromat: Në një studim të vitit 2008, hulumtuesit gjermanë kanë studiuar ndikimin e aromave gjatë gjumit. Në fazën fillestare të gjumit, personave të fjetur, në dhomë iu janë vënë trëndafila dhe vezë të prishura. Kur ata u zgjuan në mëngjes dhe kur studiuesit iu kërkuan atyre të tregojnë se çfarë kishin ëndërruar, u dëshmua se ata që kishin fjetur në dhomën me trëndafila kishin pasur ëndrra të bukura, kurse ata në dhomën me vezë të prishura, kanë pasur ëndrra të shëmtuara, shkruan Zëri.

Pasi që në gjendjen e zgjuar aromat e këndshme shkaktojnë ndjenja të bukura, kjo ndodh edhe në gjumë. Sistemi limbik është një pjesë e trurit, e cila, përveç të qenit përgjegjës për aromat, regjistron edhe emocionet, kështu që në ëndërr krijon lidhje në mes të aromës së këndshme dhe emocioneve të bukura.

Pozita në të cilën flini: Një studim i kohëve të fundit nga Hong Kongu ka zbuluar se duke fjetur në stomak rriten shanset që të kemi një ëndërr seksuale ose ëndërrojmë se dikush është duke na ndjekur. Pra, njerëzit të cilët flenë në bark, më shpesh kanë ëndërruar marrëdhënien seksuale me një person të njohur, apo sikurse dikush po i fundos, ose janë të lidhur dhe nuk mund të lëvizin.

Lajme të ngjashme

Back to top button