Lugina e Preshevës në mëshirën e kohës

Çështja e Kosovës Lindore ende është e pa zgjidhur, me probleme të njëjta ato qe i kishte po në kohën e regjimit të Millosheviçit, ai regjim mbretëron ende, ku liderët ndërrohen, por politika diskriminuese mbetet e njëjtë për shqiptarët, të cilët janë të shkelur, të nënçmuar, të poshtëruar, të diskriminuar në të gjitha aspektet.

Vazhdimisht kërkojnë reciprocitet dhe të drejta më shumë, por çdo herë duke hasur në vesh të shurdhër, ku mbi 50% janë detyruar të largohen nga torturat e policisë serbe. Politika e fëlliqur na verbojë dhe na beri që të kujdesemi vetëm për një trup tonin duke i lënë vëllezërit tanë në Luginë nën thonjtë e ujqërve të rrethuar nga të gjitha anët. Ku na mbeti ajo krenaria që e kishim në kohët e vështira, ai patriotizmi i pastër si loti që të solidarizohemi dhe t’u dalim në ndihmë popullit tanë në Luginë, sepse ata ishin në gjendje me të vështir se sa ne, por nuk na harruan.

Populli në Kosovën Lindore kërkon reciprocitet, ato të drejta që ju kanë njohur serbëve në Kosovë, kërkojnë që t’u njihen dhe atyre. Ku janë liderët tanë që janë strukur dhe nuk iu dëgjohet zëri askund, apo kanë frikë nga Vuçiqi e Daçiqi! Ata me heshtjen e tyre po i injorojnë bashkëkombësit, ata i injoruan edhe në Bruksel, duke mos e vënë në gojë kurrë çështjen e vështirë të tyre.

Çfarë të drejta më shumë meritojnë serbet në Kosovë, se sa shqiptarët ne Luginë. Ku është Shqipëria që nuk i intereson fati i shqiptarëve të asaj pjese, ku mbeti Edi Rama, i cili terë kohën trumbeton bashkim të shqiptarëve?

Nëse përfaqësuesit e popullit heshtin, populli nuk bën assesi, duhet t’i dalim zot dhe t’i mbrojmë. Ata kanë nevojë sot për ne, përse të mos respektohet parimi i reciprocitetit, i njëjti modul që është përdorur në Kosovë për minoritetin serb, pse të mos përdorët edhe për shqiptaret në Kosovën Lindore. Kur është në pyetje për të marrë vota bëhen patriotë të pa parashikuar, por kur vjen çështja e popullit tonë në atë pjesë, behën të shurdhër dhe të verbër.

Sikur të ishim këshilluar me liderët tanë në atë pjesë me herët, Kosova do të kishte qenë në një pozitë me të mirë së sa Serbia gjatë bisedimeve në Bruksel. Kur të ishin shtruar çështjet e të dyja palëve në tavolinë, nëse Serbia nuk do të kishte pranuar atëherë s’do të kishte pasur të drejtë as për të kërkuar, por fatkeqësisht lëre se shqiptarët janë të diskriminuar nga shteti serb, por jemi të diskriminuar edhe në Republikën e Kosovës nga minoriteti pakicë serbe, sepse njerëzit e paditur u kanë dhënë standarde të dyfishta, apo edhe të dhjetëfishta dhe pasojat do t’i bartin edhe fëmijët e fëmijëve tanë.

Ne e dimë së krijimi i asociacionit të komunave shqiptare në Serbi është i dëmshëm për serbët, por apo synojmë që të gjithë së bashku të bashkohemi në shtëpinë e madhe Evropiane një ditë?

Atëherë pse të mos jemi të barabartë, e jo të mbetet dikush që është autokton në tokë të vet si zog në errësirë, ndërkaq dikush që është muhaxhir apo ardhacak të trajtohet si zot shtëpie në shtëpi të huaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button