Jorgos Kumucakos: Patjetër të zgjidhet çështja e emrit

Në një takim parazgjedhor në Athinë, Kumucakos, i cili është shef i Departamentit për Plotikë të Jashtme në Demokracinë e Re, ka folur për prioritetet e diplomacisë greke dhe për mënyrat që partia e tij do t’i kishte përdorur nëse do të vinte në pushtet pas zgjedhjeve të 20 shtatorit.

Ai ka thënë që çështjet e hapura – kryesore, me të cilat politika e jashtme greke po përballet janë marrëdhëniet problematike me Turqinë në lidhje me çështjen e Qipros dhe çështja e emrit, siç thot ai “me Shkupin”.

“Patjetër duhet të gjendet zgjidhje për këto çështje. Demokracia e Re do të punojë që ta arrijë këtë qëllim me garanci të plotë për interesat kombëtare”, ka thënë Kumucakov, transmeton Telegraf

Lajme të ngjashme

Back to top button