Turqi, mbyten 22 persona nga fundosja e një varke në Bodrum

22 persona janë mbytur dhe 211 të tjerë janë shpëtuar nga fundosja e një varke në brigjet e Bordrumit në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë me shkrim nga Komanda e Rojës Bregdetare të Turqisë thuhet se varka e fundosur rreth 1.5 milje në jug të brigjeve të Bodrumit është vënë re nga avioni monitorues i kësaj komande.

Në deklaratë thuhet se Komanda e Rojës Bregdetare ka dërguar menjëherë 5 anije për operacionet e kërkim – shpëtimit.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet se: “Pas konstatimit që varka po fundosej për shkak të marrjes ujë në koordinatat e dhëna nga avioni monitorues janë dërguar menjëherë 5 anije si dhe ka filluar menjëherë operacioni i kërkim- shpëtimit. Në këtë operacion 211 persona janë shpëtuar. Ndërkohë në kërkimet e bëra nga polumbarët e shoqatës së Kërkim Shpëtimit të Bodrumit janë gjetur trupat e 22 refugjatëve të mbytur. Operacioni i kërkim-shpëtimit është ende duke vazhduar”.

Nga ana tjetër refugjatët e shpëtuar janë sjellë në Bodrum.

Lajme të ngjashme

Back to top button