Ban Ki Moon: Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve në Jerusalem

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, ka njoftuar se janë të shqetësuar për rritjen e tencioneve në vendet e shenjta në Jerusalemin e vjetër, raporton Anadolu Agency (AA).

Ban Ki Moon përmes zëdhënësit të tij ka bërë një deklaratë mbi hyrjen e ushtarëve izraelitë në Xhaminë Aksa dhe për ngjarjet e përjetuara më pas.

Ban Ki Moon shprehu shqetësimet për rritjen e tensioneve në vendet e shenjta në Jeruzalemin e vjetër. Ndërkohë në lidhje me vdekjen e një personi si pasojë e goditjes me gurë nga një hebre në Jerusalemin lindor ai ka cekur rëndësinë e lirisë së fesë dhe ka theksuar se duhet të sigurohet hyrja në vendet e shenjta për të gjithë ata që kanë besime të ndryshme fetare.

Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Moon ka theksuar gjithashtu për rëndësinë e vendosjes së një statusi përfundimtarë me anë të bisedimeve në të gjitha çështjet duke përfshirë vendsojen e një rregulloreje për të gjithë.

Forcat izraelite në fundjavë duke hyrë në xhaminë Aksa u konfliktuan me grupet muslimane brenda xhamisë dhe duke përdorur forcë bllokuan hyrjet në xhami për muslimanët.

Lajme të ngjashme

Back to top button