Nuk mundem

Nuk mundem !
Pena ime u kthye në ngjyrë të përlotur
trëndafilët rozë filluan të rriten si fashist
në atë tryezë bote që mbeti shkretë
kujtimi, brenga , zemra dhe heshtja vetë
gjithçka në vetmi !

Si lutja e fëmijëve në mëngjesin e zëshëm e brohoritës
Si raketa mes yjeve më të vetmuar
duke të lutur deri në agim …Ty !
Nuk mundem

Dhe fjalët janë të rënda si leckat mbi plagën e hapur,
Dhe rrinë të ndrydhura vegimet e mia
Cdo gjë që shkruaj dhe flas shpreh vetëm ndarjen
Sa mëkat !!!

Edhe pylli u dogj,kapluar i tëri prej tymit,
As fletët ,as frika nuk duken mbi drurët!

Ti … ëndrra ime që mbete shurdhmemece,
solle mbi mua reflekset dhe zërat e gënjeshtrës,
vuajtjen që se pata kurrë
takimet që humbën një nga një
unë…

Nuk mundem
mos të të dua !!!

Lajme të ngjashme

Back to top button