Interesim i madh për koncertin e Elina Dunit në Shkup

“Dallëndyshe” albumi i ri i Elina Duni Quartet vjen më në fund edhe në Shkup më 16 shtator (e mërkurë) në kuadër të turit Ballkanik me koncerte në Tiranë, Shkup, Prishtinë dhe Beograd.

Këngë dashurie dhe këngë të vjetra shqiptare që ndërthuren me tingujt bashkohorë xhaz të Kuartetit i cili tashmë ka dhjetë vjet që luan nëpër Evropë.

Koncerti do të mbahet në Shtëpinë e Armatës në Shkup (rr. Maqedonia, prapa Muzeut “Nënë Tereze”) në ora 20:00.

Biletat mund ti siguroni tek “Libraria e Çarshisë” në Shkup dhe “Shend e Verë” në Tetovë.

Elina Duni Quartet në Shkup 16 shtator 2015, Promo, Anima/PIK

Lajme të ngjashme

Back to top button