Në Shkup dje në shtatë aksidente janë lënduar pesë persona

Gjatë njëzetë e katër orëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është bërë ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente.

Prej tyre, tre janë me pasojë dëm material dhe katër janë me pasojë lëndim trupor në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy drejtues të automjeteve, një bashkudhëtar, një këmbësor dhe një çiklist.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrecit” gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë janë hequr 37 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet pa pengesa dhe sipas rregullativës ekzistuese për komunikacion.

Lajme të ngjashme

Back to top button