Sa peshon prokurorja speciale Katica Janeva? (FOTO)

Katica Janeva, është Prokurorja Speciale që sipas marrëveshjes së katër partive, do t’i hetojë rastet “Puç“ dhe “Përgjimet”. Ajo vlerësohet si prokurore profesionale dhe me përvojë, deri më tani ka punuar në Gjykatën Themelore të Gjevgjelisë. Si kuadro profesional nuk është anonime apo e panjohur për publikun edhe pse nuk ka qenë pjesë e lëndëve më të përfolura në vend. Babai i saj ka qenë gjykatës dhe kryetar i Gjykatës Themelore në Gjevgjeli.

Në listën e saj anketuese ajo ka deklaruar që posedon, një makinë motorike “Reno 5 Kampus”, llogari bankare në “Tutunska Banka” dhe një librezë kursyese në “Stopanska Banka”.

Në emër të bashkëshortit të saj janë të paraqitura, një vend në fshatin Konsko në vlerë prej 1000 euro, tokë bujqësore prej 1930 m3, me vlerë prej 20.000 euro dhe makinë motorike “Rover 45”, me vlerë prej 20.000 euro, njofton Telma.

Lista anketuese e Katica Janevës

Lajme të ngjashme

Back to top button