Liga e Kampioneve me super duelin City – Juve

Manchester City dhe Juventusi do ta hapin sezonin e ri në Ligën e Kampionëve dhe kjo konsiderohet si përballja kryesore e xhiros së parë. Të dyja skuadrat kanë mungesa para këtij takimi, sidomos klubi anglez, i cili nuk do të mundë të llogarisë në të lënduarit, Sergio Aguero, David Silva e Raheem Sterling. Gjithashtu, “Citizens” nuk do të mundë të llogarisin as në lojtarët tjerë të lënduar, por më pak të rëndësishëm, si Pablo Zabaleta, Fabian Delph e Kelechi Iheanacho. Në anën tjetër, “Bianconeri” nuk do ta kenë në dispozicion mesfushorin, Claudio Marchisio, po ashtu i lënduar, i cili do të mungojë një muaj.

Skuadra e Manuel Pellegrinit i ka fituar vetëm tri nga 11 ndeshjet që kanë zhvilluar në shtëpi në Ligën e Kampionëve në ndeshjet e fundit, ndërsa do të mundohen t’i përmirësojnë këto statistika në duel me gjigantin italian.

Futbollistët e Cityt duke u stërvitur
Futbollistët e Cityt duke u stërvitur

“E kemi një skuadër mjaft të mirë, duhet gjithmonë të besojmë në vetveten dhe ky mentalitet duhet të jetë gjithmonë bazë e paraqitjeve tona në Ligën e Kampionëve. Çdo ndeshje ka presion të madh. Juventusi është një klub i madh dhe duhet të jemi të gatshëm. E kemi nisur në mënyrë brilante sezonin, por duhet të vazhdojmë t’i demonstrojmë kualitetet tona”, deklaroi kapiteni, Vincent Kompany.

Nga ana e tij, Juventusi e ka nisur katastrofë sezonin e ri, duke i pësuar dy humbje dhe duke e shijuar vetëm një barazim në tri ndeshje, në Serie A. Përpos Marchisios, Juves i mungon edhe Sami Khedira, që ishte lënduar gjatë përgatitjeve. “Jemi në një grup të vështirë, por i kemi ato që na nevojiten për të bërë mirë. Do ta zhvillojmë ndeshjen në shtëpi të Cityt dhe do të mundohemi të fitojmë pikë edhe atje, por s’do të jetë e lehtë. City është kandidat për ta fituar grupin, por edhe trofeun”, theksoi trajneri i Juves, Massimiliano Allegri.

Grupi A

20:45 PSG – Malmo

20:45 Real M. – Shakhtar Donetsk

Grupi B

20:45 PSV – Man United

20:45 Wolfsburg – CSKA Moscow

Grupi C

20:45 Benfica – FC Astana

20:45 Galatasaray – Atl Madrid

Grupi D

20:45 Man City – Juventus

20:45 Sevilla – Moenchengladbach

Lajme të ngjashme

Back to top button