Katica Janeva do jetë prokurore e re speciale e Maqedonisë

Katica Janeva nga Gjevgjelia, do të jetë prokurorja e re speciale që është zgjedhur në takimin e grupit punues të katër partive më të mëdha politike në vend.

Partitë prokuroren e kanë zgjedhur në orën 5 të mëngjesit si dhe janë dakorduar lidhur me Ligjin sipas të cilit do të punojë prokurori i ri special.

Pas 15 orëve nën presionin e ndërkombëtarëve dysha e ambasadorëve Orav dhe Bejli, si dhe ndërmjetësuesi Van Hojte, ato u dakorduan edhe ndryshimet e ligjit për prokuror publik dhe I precizuan të gjitha detajet. Jozyrtarisht në takimin e mbrëmshëm kanë qenë të pranishëm edhe liderët Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev.

Jozyrtarisht zgjidhja për cështjen më kontestuese – rreth numrit të prokurorëve që do të punojnë me prokurorin special ka mbetur ashtu siç ka thënë Brukseli “prokurori special vet do të vendosë se sa prokurorë i nevojiten”.

Ligji sot duhet të dorëzohet në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Back to top button