Shqiptarët ia arrijnë qëllimit, fitojnë 3 ulëse më shumë në Medvegjë dhe falënderojnë zonjën Tahiri

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Medvegjë nga 10.465 votues, mbi 5.000 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, apo mbi 52 përqind.

Nga rezultatet preliminare të Komisionit Komunal Zgjedhor të Medvegjës, shqiptarët do të kenë 9 apo 10 këshilltarë, derisa herën e fundit kishin vetëm 6.
Medvegja ndahet megjithatë e kënaqur përkundër mobilizimit të policisë dhe qeverisë serbe për të penguar votimin e shqiptarëve që vinin nga Kosova.

Liderët e Medvgjës janë shprehur mirënjohës dhe kanë falendëruar ministren kosovare për dialog, Edita Tahirin për fitoren e tri ulëseve më shume e cila ndërhyri që të lirohet kufiri në Mutivodë, raporton “Presheva Jonë”.

Për koalicionin e PD-së të kryetarit të komunës së Bujanocit dr. Nagip Arifi, kanë votuar 725 qytetarë, kurse për koalicionin e Partisë për Veprim Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar, 456 qytetarë. Ndërsa ato serbe, sikur lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiq” që tubon PPS-PSS-PUPS ka arrit të grumbullojë 3.098 vota. Ndërsa Grupi qytetarë “Për Jabllanicën e Epërme” (68) dhe Partia Demokratike kanë marrë vetëm 191 vota.

Lajme të ngjashme

Back to top button