AFP: Shqipëria shkatërroi 7 miliardë euro kanabis

Policia shqiptare ka bërë të ditur të hënën se ka shkatërruar mbi 650,000 rrënjë kanabisi me një vlerë marramendëse prej 7 miliardë eurosh që prej fillimit të vitit.

“Që prej janarit policia ka shkatërruar 650,333 rrënjë kanabisi dhe ka arrestuar 279 shkelës,” tha një zëdhënës i policisë për AFP-në.

Ndërkohë 90 shkelës të tjetër janë në kërkim, shtoi Ardi Bida.

Policia shqiptare është ndihmuar nga ajo italiane e cila i ka dhënë informacione ashtu sikurse edhe helikopterë për disa operacione, tha ai.

Thuhet se klutivuesit e kanabisit po përpiqen ta fshehin drogën në zonat më të izoluara të vendit malor të Ballkanit, ku askesi nëpërmjet rrugëve mund të jetë tejet i vështirë.

“Për shkak të operacioneve në shkallë të gjërë të kryera sivjet, kemi patur një ulje të madhe të sasisë së kanabisit të mbjellur”, tha kreu i policisë Haki Çako.

“Kemi vënë re një mbjellje në sasi të vogla të drogës në zona të pabanuara malore çka e bën detyrën tonë shumë të vështirë”.

Në qershor 2014, policia ndërmori një operacion në shkallë të gjerë në Lazarat, një fshat në jug të Shqipërisë i njohur si “mbretëria e kanabisit” për prodhimin në shkallë industriale të drogës. Një agjent policie mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në një prej aksioneve.

Sipas një raporti të policisë italiane, deri në momentin e aksionit fshati prodhonte rreth 900 tonë kanabis çdo vit, me një vlerë prej 4.5 miliardë eurosh, që është e barabartë thuajse me 1/3-n e PBB-së së Shqipërisë.

Shqipëria ndodhet në të ashtuquajturën rrugën ballkanike të përdorur nga kriminelët për të trafikuar qënie njerëzore, drogë dhe armë drejt vendeve anëtare të Be-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button