UKM ka borxh 86 mln denar për nxemje, studentët ngrinë!

Universiteti ‘Shën Kirili e Metodi’ (UKM) në Shkup, nuk do të ketë ngrohje derisa nuk e shlyen borxhin prej 86 milion denarësh. Ky paralajmërim vetëm se ka shkuar në të gjitha fakultet. 

Profesorët dhe studentët janë ankuar se koha është ftohur dhe se nuk mund të punohet në hapsira të ftohta.

Kompania ‘Balkan energy group’ ka dërguar paralajmërimin deri te dekanati se nëse nuk e paguajnë borxhin e vitit të kaluar do të shkyqen nga sistemi ngrohës.

Ndërkohë që udhëheqësit e Universitetit nuk janë dekluar akoma publikisht se cfarë do të ndodhë deri më 15 tetor, kur edhe fillon sezoni zyrtar i ngrohjes.

Reagimi i studentëve ka qenë i menjëherëshëm, ata thonë se derisa paguajnë në vazhdimsi vitet akademike dhe provimet apo paraqitjen e tyre, përse të mos u mundësohen kushte.
‘Kjo nuk është në rregull, ne paguajmë rregullisht për edhe një gjë më të vogël, ndërsa të mësojmë në kushte katastrofale të ngrim, kjo është apsurde’ tha Hana, student e fakultetit ekonomik.

‘Duhet të gjehet zgjidhje menjëherë, le të shlyejnë borxhet. Ne paguajm semestër, paguajm provime, paguajmë libra dhe cfarë tjetër… Nuk kemi ndërmend të sëmuremi, ose të gjejmë alternativë tjetër të bojkotojmë ligjeratat’ tha Agimi student në fakultetit filologjik./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button