Fillojnë thashethemet për iPhone 7, me procesorin A10

iPhone 6S i ri ende nuk ka nisur ndërsa tashmë kanë filluar edhe thashethemet në lidhje me zëvendësimin e tij, iPhone 7.

iPhone i fundit nga Apple vjen me një procesor të ri, përkatësisht Apple A9, ndërsa kompania amerikane është gjithashtu duke e lansuar procesorit të ri – Apple A9x në tabletin e ri iPad Pro.

Sipas një raporti të fundit, Apple tashmë është duke menduar për zëvendësimin e krijuesit të procesorit të saj, Apple A10 dhe kjo duket se do të bëhet ekskluzivisht nga TSMC me një proces të prodhimit prej 16nm.

Apple A10 do të përdorë arkitekturën e re InFO që është shkurtesë për Integrated Fan Out, që me sa duket do të lejojë procesorin e ri të kompanisë A10 të prodhohet në SiP apo System in a Package.

TSMC me sa duket do të fillojë prodhimin e procesorit të ri Apple A10 në mars të vitit 2016.

Megjithatë, ende nuk pritet asgjë e re dhe jo më shumë detaje rreth iPhone-it të ri, gjeneratës iPhone 7 deri vitin e ardhshëm, sepse iPhone 6S dhe 6S Plus do të fillojnë të shitet më vonë këtë muaj në 25 shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button