Erdogan dënon ashpër dhunën e forcave izraelite në Al Aksa

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në bisedën e tij me Presidentin e Palestinës. Mahmut Abbas, ka dënuar ashpër dhunën e forcave izraelite dhe ndalimin e muslimanëve që të hyjnë në kompleksin Al Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet presidenciale, mësohet se Erdoğan ka realiziar një bisedë telefonike me presidentin palestinez Mahmut Abbas, ku ka marrë informata në lidhje me tensionet e ndodhura në kompleksin Al-Aksa.

Presidenti i Turqisë e ka dënuar dhunën e djeshme të kryer nga ana e forcave izraelite dhe ndalimin e muslimanëve që të hyjnë në kompleksin Al-Aksa dhe ka deklaruar se këto akte janë shqetësuese.

Presidenti Erdoğan theksoi se Turqia do të bëjë çmos që të tërheqë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar që të jenë më të përgjegjshëm mbi këtë çështje.

Presidenti Palestinez Abbas e falënderoi presidentin Erdoğan për mbështetjen dhe ndjeshmërinë e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button