Po vjen Bridget Jones dhe një…

Për të gjithë fansat e Bridget Jones ka një lajm: Një filmi i ri po vjen dhe këtë herë, Bridget do bëhet mama. “Bridget Jones’s Baby” do të nisë të xhirohet në Britani në 2 tetor, sipas People.

Filmi është i treti pas “Bridget Jones: The Edge of Reason” që u shfaq në vitin 2004, ndërsa Ditari i famshëm është prodhim i vitit 2001.

Colin Firth ose Darcy është kthyer, Patrick Dempsey është gjithashtu i pranishëm dhe babai i fëmijës është… i panjohur. Do ketë pak tension deri sa të shohim filmin sepse e vetmja gjë që dimë është që Jones gjendet papritur shtatzënë.

Një pyetje: Pse u vonua kaq shumë kjo pjesë e tretë?!

Lajme të ngjashme

Back to top button