Kujtim për profesorin…

Këtë shkrim po i’a kushtoj profesorit tim Ruhi Bakiut i cili u lajmërua i vdekur në një aksident që ndodhi në Kodrën e Diellit në Tetovë si pasojë e përfshirjës nga zjarri i një hoteli atje. Me pak fjalë do të mundohem t’a përshkruaj, që mos t’a harrojmë. Hera e parë që takova profesor Ruhiun ishte viti 2005 në sallën e ligjerimit në Universitetin e Evropës Jug Lindore në Tetovë, ambient ky në të cilin n’a përcjelli për dy vite – kohë kjo që më ka mjaftuar për të krijuar një mendim të qartë për këtë njeri. Për të ju paraqitur edhe juve profesor Ruhiun më duhet t’i përmendi disa tipare që ka pas dhe që e kanë karakterizuar këtë njëri, dhe atë: shumë pozitiv, parimor, profesionist dhe shumë kombëtar.

Them pozitiv pasi kishte çasjën më pozitive të mundshme, kohën më të madhe e kalonte duke buzëqeshur – edhe atëherë kur të jepte vërejte qeshte. Prezenca e tij krijonte atomesferë pozitive pa marrë parasysh se ky gjendeshim dhe mbi të gjitha ndikimi i tij pozitiv tek ne studentët. Them parimor pasi që ka dëshmuar vetën si njeri me moral të lartë, njëri që nuk ka hezituar t’i thotë të keqës e keqe, njëri që ka mbrojtë të drejtën dhe vlerën, njëri që interesin e përgjithshëm ka vendos para atij personal. Jemi dëshmitar të asaj që profesori përjetoi në institucionet universitare dhe ato shtetërore, duke u nëncmuar, përbuzur dhe përjashtuar, vetëm se i kishte shpallur luftë dukurive negative në shoqërinë tonë.

Them profesionist pasi që kam pas fatin të jem student i tij dhe të marrë dicka nga ai, duke qenë gjithmonë falëmnderues. Duke e njohur profesorin si njëri pozitivë, parimor dhe një profesionist i mirë dhe duke e ditur aktivitetin e tij kombëtar dhe duke kujtuar fjalët e tij, në kujtesën time do të mbetet gjithmonë një njëri që e deshti kombin e vet dhe kontriboi për atë. Tash më duhet të mendoj se kur kam kontaktuar për herë të fundit me të, kjo është e dhimbshme. Hera e fundit që kemi kontaktuar ka qenë viti i kaluar, atëherë kur mbrojta tezën e magjistraturës, profesori me pergezoi për punën dhe temën që kisha trajtuar dhe më uroi suksese… po t’a kisha ditur se është hera e fundit që do të kontaktonim, padyshim që do t’i thoja se “jam krenar që të kam pasur profesor”.

E kam të vështirë të lirohem nga emocionet për vdekjen e profesorit, por edhe më e rëndë është mënyra e vdekjës së tij që pas vetës ka shumë pikëpyetje. Në mendjën time paraqitet profesori Ruhi në grevë urie në ambientet e Fakultetit Juridik si i vetëm, në mendjën time paraqitet profesori Ruhi i përjashtuar nga universiteti, në mendjën time paraqitet profesori Ruhi i sulmuar fizikishtë, në mendjën time paraqitet profesori Ruhi duke lajmëruar në vazhdimësi se është i kërcënuar dhe se jeta e tij po kanoset nga njerëz të panjofshëm, e cka tjeter…

Pas këtyre sfidave e që besoj që ka edhe shumë tjera, të vdes një intelektual shqiptar në këtë mënyrë është e papranueshme. Shpresoj që ky rast të zbulohet dhe secila pikëpyetje të zhduket. Uroj që jeta dhe vepra e profesorit Ruhi të kujtohet gjithmonë, uroj që ky rast do t’i shërbej shqiptarëve të Iliridës për unifikim dhe vetëdijsim kombëtar. Këto janë pak fjalë të një studenti nga mijëra sa ka pasur profesori shumë i respektuar Ruhi Bakiu, i përjetshëm qoftë kujtimi për të.

Kujtim Sh.Demiri https://www.facebook.com/Mr.KuDe

Lajme të ngjashme

Back to top button