Mel Gibson, baba për herë të nëntë

Mel Gibson do të bëhet sërish baba, pasi e dashura e tij 24- vjeçare, Rosalind Ross është shtatzënë.

Fëmija që pret partnerja e Gibson, do ta bëjë këtë të fundit baba për herë të nëntë.

Edhe pse Rosalind Ross nuk e ka konfirmuar personalisht për mediat këtë lajm, Daily Mail shkruan se ajo gjithashtu as nuk e ka mohuar atë.

Aktori Mel Gibson ka 7 fëmijë nga martesa e tij me Robyn Moore dhe 1 fëmijë nga lidhja me ish – partneren e tij pas ndarjes nga Moore, Oksana Grigorieva.

Lajme të ngjashme

Back to top button