Besimtarët e parë kosovarë u nisen për Haxh

Sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Ademi Jashari”, kanë udhëtuar për në Mekë të Arabisë Saudite grupi i parë i besimtarëve kosovarë, të cilët sivjet do ta kryejnë Haxhin në Mekë e Medinë.

Për t’i përcjellë ata, në Aeroport ishte edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili haxhinjve të ardhshëm u uroj udhëtim të lehtë dhe kryerjen e pranimin e Haxhit, njofton kumtesa nga BIK.

Sivjet Haxhin pritet ta kryejnë 867 besimtarë kosovarë. Kryesia e BIK ka bërë përgatitjet e duhura për Haxhin. Me besimtarët tanë në vendet e shenjte do të jenë edhe 36 udhëheqës, si dhe ekipi mjekësor që do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të haxhinjve.

Shkuarja e besimtarëve tanë për në Mekë do të vazhdojë edhe sonte dhe nesër, kur pritet që të udhëtojnë të gjithë besimtarët tanë.

Lajme të ngjashme

Back to top button