TM: Luksi i kryeministrit, fshehja e pronës dhe harxhimet

Në buletinin e ri të OJQ Transparencë Maqedoni (TM), për muajt korrik dhe gusht do të mund të lexoni në vijim për rastet nga pushtetit që kanë shkaktuar shumë reagime në publik. Këtu janë: luksi i jetës së kryeministrit, mosparaqitja e pronave nga funksionarët e pushtetit, rebalanci i buxhetit të RM-së, por edhe problemet me gazetarët për harxhime publike.

“Skandalet e shumta të korrupsionit lidhur me harxhimet joligjore të parave të popullit të cilat janë bërë të zakonshme në praktikë nga ana e garniturës pushtetare, për shkak të rasteve të shpeshta shumë shpejtë harrohen dhe vendosen “ndër tepih”. Mu organet përkatëse të cilat duhet të veprojnë në këto raste dhe të sanksionohen personat e involvuar në afera korruptive, veçmas nëse bëhet fjalë për funksionarë të lartë të cilët janë të përzier në skandalet aktuale dhe po mundohen me mish e me shpirt ta arsyetojnë veprimin ose askush në publik të mos kujtohet se ata kanë përgjegjësi, për këto raste”, ka shkruar TM për lukset e kryeministrit.

“Në listat për gjendjen e pronave (ajo që është e paraqitur) të funksionarëve të lartë të garniturës pushtetarë, konstatohet se ata disponojnë me  pasuri të konsiderueshme të pronës së tundshme dhe të patundshme të cilat i kanë fituar gjatë kohës së funksionit, vlera e të cilës është më e madhe se sa e të ardhurave normale. Përveç kësaj, praktika e pronës është bërë e zakonshme që banesat, shtëpitë, tokat etj. t’i shkruajnë në emër të prindërve, fëmijëve apo të afërmve nga familja, me qëllim që t’i ikin llogaridhënies për burimet e pasurisë. Në fakt edhe vet Nikolla Gruevski, sipas paraqitjes së pronës së tij, “ende nuk ka arritur të fitojë banesë apo shtëpi” në emrin e tij personal”, nënvizohet në buletinin e TM-së.

Më poshtë shkruhet edhe për drejtorin e Drejtorisë për të Ardhura Publike, ku sipas TM-së ka një pasuri të konsiderueshme.

“Drejtori i DAP-it Goran Trajkovski, në listën anketuese për paraqitjen e pronës private ka paraqitur se ai dhe familja e tij disponojnë me pasuri të konsiderueshme të tundshme dhe të patundshme, ku mes tjerash ka dhe shtëpi në Krushevë të cilën e ka blerë gjatë kohës së detyrës”.

Për rebalancin e buxhetit dhe borxhet e reja në kushte jo të volitshme. TM thotë që ajo bëhet vetëm për nevojat partiake të VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button