fbpx

Charlie Hebdo tallet: Të krishterët ecin mbi ujë…myslimanët përmbyten!

Derisa Ajlan Kurdi po bënte lajmin në gazetat e ndryshme botërore, fëmija sirian u bë simboli i krizës së refugjatëve, në ndërkohë edhe revista satirike franceze Charlie Hebdo i dha hapësirë kësaj ngjarjeje, por duke u tall me vdekjen e fëmijës.

Tetë muaj pas sulmeve terroriste në qendrën e saj në Paris, revista satirike franceze është përsëri në qendër të vëmendjes me një seri karikaturash kontraverse, transmeton SHENJA.

Duke u fshehur prapa lirisë së shprehjes, përmes dy karikaturave ofenduese, Charlie Hebdo u tall me vdekjen e Ajlan Kurdit, i cili së fundmi u gjet i vdekur në brigjet e bregdetit turk.

E titulluar: “Për pak nuk ja doli…” vizatimi i parë i dedikohet Ajlanit i shtrirë me fytyrë në rërë, afër një tabloje reklame në të cilën shkruhet: “Merr dy meny fëmijësh, paguaj një”.

E dyta është e titulluar: “Argumenti se Evropa është e krishterë”. Ajo tregon përmbytjen e fëmijës në ujë. Në anën e majtë, një njeri, që supozohet të jetë Jezui, qëndron pezull mbi ujë duke thënë: “Të krishterët ecin mbi ujë…Fëmijët myslimanë përmbyten”.

Charlie Hebdo u kritikua furishëm në mediat sociale për këto karikatura ofenduese, ku shumë përdorues të Twiterit e niveluan këtë veprim si “nënçmues”.

Lajme të ngjashme

Back to top button