Me ngjyra kundër fytyrës së zbehtë

Si të përzgjedhni nuancën e duhur të pudrës, skuqësit të faqeve dhe buzëkuqit për pamje më të re të fytyrës ?

Pudër e lëngshme
Pudra e mirë e lëngshme është themeli i secilit makijazh. Nuancat e zakonshme do të jenë shumë të errëta për muajt e dimrit andaj zgjedheni një apo dy nuanca më të hapura, që të përshtatet me tenin tuaj të zbehtë dimëror.
Që era dhe i ftohti të mos e thajë lëkurën tuaj, merreni një pudër që do e hidratonte lëkurën tuaj dhe nga e cila fytyra juaj do të dukej më e gjallë.

Skuqës i faqeve sipas fytyrës
Në vend të bronzerit, gjatë dimrit është më mirë të përdorni skuqës. Atyre me fytyra të zbehta do ju prijnë skuqës ngjyrë rozë, ndërsa nuancat e pjeshkës ju përshtaten femrave me lëkurë ngjyrë ulliri.
Pasi të aplikoni skuqësin, menjëherë do të kuptoni nëse e keni zgjedhur nuancën e duhur.

Buzëkuqi
Përzgjedhja e buzëkuqit varet nga nuanca e lëkurës. Atyre me sy të kaltër dhe me lëkurë të zbehtë më së miri u përshtaten nuancat e kuqe dhe të ngjyrës së lëkurës.

Brunet dhe zeshkanet më mirë është të përcaktohen për nuanca të së kuqes së errët dhe nuanca ngjyrë vjollcë.
Përfundim, sigurisht që për përzgjedhjen e ngjyrave dhe makijazhit nuk ka rregulla strikte., andaj mund të eksperimentoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button