Hamendjet mënjanë, faktet të parat

[Recension: “Krusheva po dominohet nga shqiptarët, por ky realitet mbahet sekret”]

Nuk mjafton vetëm të kesh një ide për të ndëruar një lajm të bazuar në atë që t’i ke dëgjuar diku. Verifikimi dhe vëzhgimi në terren është arma më e fuqishme e gazetarit.

INA - Krusheva po dominohet nga shqiptaret por ky realitet mbahet sekret 2Linku për te artikulli origjinal: “Krusheva po dominohet nga shqiptarët, por ky realitet mbahet sekret”
Data e publikimit: 07.09.2015
Data e recensionit: 10.09.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Është brenda përgjegjësive të gazetarit të mbrojë interesat e një kategorie të publikut. Gazetari duhet të jetë gardian i tyre. Por kjo nuk i jep atij të drejtën e publikimit të gjykimeve personale të pa dëshmuara dhe aq më pak, të drejtën e ngritjes së akuzave që nuk ka qenë në gjendje t’i dëshmojë.

“Krusheva po dominohet nga shqiptarët…” pretendon autori i tekstit por se në bazë të cilave të dhëna ka ardhur ai në këtë përfundin, nuk e thotë. Më vonë shkruan “nga 21.5%, tani Shqiptarët janë me më se 50% në komunën e Krushevës” por bie vetë në grackën e tij kur thotë se “regjistrimi i popullsisë do i zbardhte të gjitha vetitë reale ketu”. Meqë regjistrimi i popullsisë nuk është realizuar, me çfarë të drejte autori raporton për rezultate të shpallura me numra dhe me këmbëngulje se janë të sakta?

Autori ngre çështjen e menaxhimit të komunës e cila do të ishte shumë me vend por vetëm pasi të kishte vërtetuar me fakte, deklarata, statistika dhe me të dhëna nga terreni se, siç thotë ai, “tani struktura e popullsisë ka ndryshuar për 60%”.

Kemi të bëjmë me një tekst shumdimenzional, ku autori, në mungesë të fakteve, është përpjekur të mbushë boshllëkun me çështje që meritojnë hulumtime të posaçme dhe nuk përmblidhen dot në një.

“Po zhduket infrastruktura e vet qytetit, po mbyllen ambulancat nëpër fshatrat që u ndërtuan dikur, dhe mbetën pa mjek, u shkatërruan rrugët e asfaltuara dhe nuk kujdeset kush për këto banorë shqiptarë, disa kombinate dhe fabrika që pati Krusheva, u shkatërruan definitivisht, në vend që të merreshin nga shqiptarët, si ILINDENKA, ajo për prodhimin e tekstilit dhe batanijeve, kombinatet bujqësore, thertoret që me numër ishin tri, Kombinati i duhanit, fabrika për ari dhe argjend, si dhe suvenire prej qelqi, objektet turistike, dhe çfar mos tjeter. Edhe zanatet vdiqën, dhe qyteti i ngjan një ruine, sikur termeti e ka kapluar.”

Si mund të di publiku (ose qytetarët që nuk e kanë vizituar së fundmi ose asnjëherë këtë qytet) nëse është e vërtetë se është “një vdekje e jetës në kët qytet, ku tani jetojnë vetëm penzionistët”? Do të ishte shumë herë më e besueshme të lexonim deklaratën e qytetari, pezionisti (meqë atje nuk jetokeshin qytetarë të moshave tjera).

Gazetari pretendon se shpërngulja masive e qytetarëve të etniteteve të tjera ka nodhur pas zgjedhjeve të fundit lokale që domethënë tre vitet e fundit. Por pse ndodhi rënia drastike e ekonomisë në këtë komunë? Meqë autori është i bindur për këtë, publikut duhet t’i jepen detaje që sollën këtë konkluzion.

Arsyeja e prentedimeve të autorit del në dritë kur ai u drejtohet partive politike. Ai drejton akuza drejt tyre për neglizhencë ndaj kësaj pjesë të popullsisë. “Për këtë situatë, askush nuk çan kokën në Qeverinë qendrore, as Musa Xhaferri, i cili ka për detyrë realizimin e Marrëveshjes së Ohrit.”

Më vonë, vazhdon me akuza për vjedhje: “Por nga që dikush ka vjedh bashkë me politikanët Sllav, skan guximin që ta hapin çështjen e regjistrimit të popullsisë, sepse s’kanë asnjë interes më BDI, e as PDSH për këto procese.”

Nëse autori ka dëshmi për këto vjedhje të politikanëve, çdo qytetarë ka të drejt të informohet për ato. Por meqë autori s’ka publikuar asnjë dëshmi, kjo mbetet tendencë diskreditimi bazuar në bindje personale.

Asnjë tekst nuk mund të konsiderohet si lajm profesional kur autori përdor shprehjen “Ma merr mendja që…”. Gazetari profesionist nuk merret me hamendësime. Mban anën e publikut duke publikuar parregullsitë dhe keqpërdorimet e posteve me fakte të pakontestueshme. Askush nuk do të dijë si ja merr mendja gazetarit. Por cila është e vërteta.

Lajme të ngjashme

Back to top button