Forcat e Sigurisë së Egjiptit kanë vrarë gabimisht 12 turistë

Forcat e Sigurisë së Egjiptit, në Saharanë Perëndimore kanë hapur zjarr gabimisht ndaj një mjeti ku ndodheshin turistë meksikanë dhe egjiptianë, me dyshimin se ishin terroristë. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur 10 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme theksohet se si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë ndaj 4 automjeteve në rajonin Vahat të Saharasë Perëndimore kanë humbur jetën 12 persona si dhe janë plagosur 10 të tjerë.

Në deklaratën ku njoftohet se ndërhyrja ndaj grupit të turistëve u ndërmor në “rajonin e rrezikshëm”, theksohet se të vrarët dhe të plagosurit janë shtetas nga Meksika dhe Egjipti. Gjithashtu nuk është dhënë informacion se sa persona të vrarë apo të plagosur kanë qenë meksikanë.

Saharaja e cila ndodhet në kufi me Libinë vërehet se përdoret veçanërisht për trafikimin e qenieve njerëzore dhe të armëve. Forcat e Sigurisë së Egjiptit në dy vitet e fundit për të siguruar kufirin ka marrë masa dhe ndodhet masivisht në këtë rajon.

Lajme të ngjashme

Back to top button