Kompanitë amerikane shpallen fajtore për eksportimin e produkteve ushqimore hallall me marka të falsifikuara

Dy kompani të lidhura me njëra-tjetrën për të shpërndarë dhe certifikuar produktet e ushqimit hallall janë cilësuar fajtore në konspirim për eksportimin produktit të mishit të vicit, i cili është i një marke të falsifikuar dhe shitet në Malajzi, Indonezi dhe vende të tjera.

Midamar Corp dhe Islamic Services of America janë cilësua fajtore nga një gjykatë, për bashkëpunim në lëshimin e certifikatave false për eksportimin dhe shitjen e një marke të falsifikuar të mishit. Mbi ta rëndon edhe akuza e vjedhjes, transmeton Tesheshi.

Sipas fajit, secila nga kompanitë duhet të paguajnë rreth 600 mijë dollarë për të ardhurat që rrjedhin nga skema. Ato duhet gjithashtu të përballen me gjoba shtesë në dënim.

Gjyqtarët kanë bërë me dije se kompanitë kanë kryer shkelje të pastra të rregullave dhe do të trajtohen më në detaj nga ana e Departamentit të Agrokulturës. Megjithatë, vendimi nga ana e gjykatës mund të apelohet nga dy kompanitë.

Midamar është një distributor ushqimi ndërsa ISA certifikon Midamat dhe një tjetër kompani produktesh ushqimore si hallall, të cilat janë disa ndër shumë pak organizata të aprovuara për të certifikuar mishin e viçit i cili importohet në Malajzi, Indonezi, Kuvajt, Arabinë Saudite dhe në Emiratet Arabe. Të dyja kompanitë janë themeluar dhe operojnë nëpërmjet familjes Aossey në Cedar Rapids.

Midamar, një kompani 40-vjeçare e cila është konsideruar si pioniere në ushqimet e hallallit, doli në një deklaratë javën e shkuar duke bërë me dije se çdo paqartësi do të sqarohet në ditët në vijim, përfshirë edhe akuzat që rëndojnë mbi kompaninë. Midamar ka bërë me dije se ka marrë përgjegjësi të plotë në lidhje me këtë çështje, e cila dyshohet të ketë ndodhur nga viti 2007 deri në vitin 2012 si dhe ka kërkuar falje.

Themluesi i Midamar, Bill Aossey Jr., është dënuar gjatë muajit korrik për falsifikimin e dokumenteve si pjesë e skemës së eksportit të mishit të viçit në Malajzi dhe Indonezi, pa cilësinë dhe standardin e lejuar. Ai është i dënuar në burgun federal në pritje të dënimit dhe rrezikon të vuajë disa vite në burg, ndërsa ka kërkuar gjykimin e çështjes nga një tjetër trupë gjykuese.

Të bijtë e Aossey pritet të deklarohen fajtorë këtë të premte në bazë të të dhënave nga trupa gjykuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button