Përsëri shënon Meha, i jep fitore Konyas

Alban Meha rezultoi vendimtar për skuadrën e tij Konyaspor në javën e katërt të Superligës së Turqisë. Mesfushori shqitar realizoi golin e fitores në transfertë me Osmanlispor, takim që përfundoi me rezultatin 1-2. Në minutën e 61-të të takimit futbollisti i kombëtares shqiptare ndoqi me zgjuarsi një aksion të skuadrës së tij nga krahu i djathtë, duke shënuar një gol të thjeshtë me portën e boshatisur. Në pjesën e parë Osmanlispor kishte kaluar në avantazh me Ndiaye në minutën e 31-të ndërsa në fillim të pjesës së dytë barazoi shifrat Sisoko, shkruan SuperSport.al.

Për Alban Mehën ky ishte goli i dytë në kampionatit turk, pas atij finalizimi të mrekullueshëm në javën e tretë me Gallatasarajin, por që nuk mjaftoi për t’i dhënë pikë Konyasporit. Ish-mesfushori i Paderbornit është aktivizuar në kohë të plotë në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni në kampionatin turk dhe vetëm në një rast, pikërisht në sfidën me Galatasaray është ndëshkuar me karton të verdhë.

Meha nuk u grumbullua nga De Biasi për dy eliminatoret me Danimarkën dhe Portugalinë për arsye teknike, por nëse vijon me paraqitjet e mira me Konyasporin mund të jetë pjesë e listës së kombëtares për ndeshjen e 8 Tetorit me Serbinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button