Ja si të mirëmbani çantat e lëkurës

Çantat e lëkurës sa janë të bukura, por janë aq të ndjeshme dhe mund të vjetrohen shpejt. Por, nëse ju i pastroni ato vazhdimisht do ta ruani freskinë dhe shkëlqimin e tyre

Ja se si duhet t`i pastroni:

1.Pjesa e jashtme e çantës mund të ndryshojë, për shkak të vajrave në lëkurë, ekspozimit ndaj faktorëve ambiental, parfumëve e të tjera. Pastroni çantën tuaj një herë në javë që të zvogëloni ndikimin e këtyre faktorëve. Hidhni në dy gota ujë të ngrohtë disa pika sapuni të lëngshëm dhe përzieni derisa të shkumëzohet. Lagni një leckë në këtë përzierje dhe me të pastroni pjesën e jashtme të çantës. Pasi ta pastroni, përdorni një leckë të tharë, që të thani pjesën e pastruar, derisa të hiqet përzierja ujë-sapun.

2.Pjesa e brendshme e çantës mund të bëhet e papastër njëjtë si pjesa e jashtme. Pasi ta zbrazni çantën, hiqni pluhurin prej saj me furçë apo me thithëse elektrike. Më pas lani me ujë e sapun, të gjitha njollat e brendshme dhe lejoni që të thahet çanta para se ta rivini në përdorim.

3.Njollat e jashtme: njollat yndyrore hiqen shumë lehtë nga çanta e punuar nga lëkura origjinale. Njollat me ngjyrë, largohen nëse i fërkojmë me shkop pambuku të lyer me alkool. Fërkoni me shkopin e pambukut, derisa të hiqet njolla dhe leni të thahet.

4.Njollat e thella të shkaktuara nga gjaku, vera dhe ushqimi, duhet të pastrohen me pastë. Pasta duhet të përbëhet nga sasia e njëjtë e tartarit (potassium hydrogen tartrate) dhe lëng limoni. Aplikoni lirshëm pastën në vendin ku është njolla që të qëndrojë aty rreth 10 minuta. Më pas, pastroni njollën siç e përshkruam më lartë.

5.Rinovimi i lëkurës preferohet të bëhet 2 herë në vit, në mënyrë që çanta të jetë më rrezistente ndaj njollave si dhe ndryshimeve të tjera. Në një ene plastike përgatitni tretësirën me një hise uthull dhe dy hise vaj liri. Pasi e zhytni leckën në tretësirë, fërkoni çantën më fërkime të vogla rrethore. Pastaj lejoni tretësirën të ndikojë 15 minuta në lëkurën e çantës. Më pas e thani me leckë të terur dhe menjëherë do ta vëreni shkëlqimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button