Emrat e 31 deputetëve dhe bizneset e tyre të ‘dyshimta’

Në një tjetër material të publikuar dje nga informacionet e përmbledhura nga OSBE, listohen emrat e deputetëve që njëherësh janë edhe biznesmenë. Sipas këtij materiali, 31 deputetë të Parlamentit shqiptar janë të deklaruar si biznesmenë. 14 prej tyre janë të PS, 7 të LSI, 4 të PD, 4 të PDIU, 1 PKD dhe 1 PR. Raporti konfidencial i OSBE, i siguruar nga media online, jep detaje për profilin e secilit prej tyre. Në listën e deputetëve biznesmenë për PS përmenden pikërisht deputetët: Sadri Abazi, Parid Cara, Artan Gaçi, Dashamir Peza, Rakip Suli këta në firma ndërtimi, universitete private. Deputetët të tjerë të përmendur në këtë material janë edhe Anastas Angjeli, Majlinda Bufi (ish-deputete), Tom doshi (ish-deputet i PS, tashmë i pavarur), Koço Kokëdhima, Andrea Marto, Paulin Sterkaj, Fatmir Toçi, Ilir Xhakollari, si dhe Fidel Ylli. Ndërkohë që në radhët e Partisë Demokratike si deputetë biznesmenë përfshihen pikërisht Kozma Dashi, Bedri Hoxha, Roland Keta, si dhe Astrit Veliaj, njofton Gazeta Shqiptare.

ndokaPjesë e listët së deputetëve biznesmenë janë edhe 8 deputetët e LSI, përkatësisht Agron Çela, Gjovalin Kadeli, Gledion Rehovica me firma ndërtimi, Shkëlqim Selami, Pirro Kapurani, Lefter Koka, si dhe Përparim Spahiu. Agron Duka është deputeti i Partisë Republikane që listohet në këtë listë si deputeti biznesmen, ku përfshihet në të njëjtën kohë edhe kreu i Partisë Kristiandemokrate, Mark Frroku. Pjesë e kësaj liste janë edhe katër deputetët të PDIU-së, Omer Mamo, Tahir Muhedini, Aqif Rakipi,- si dhe Dashamir Tahiri. Për Anastas Angjelin thuhet “Pronar i Universitetit Mesdhetar”. Karriera e tij politike është sponsorizuar nga lobi grek prej vitit 1992. Ka qenë i përfshirë në kontrabandën e naftës Greqi-Shqipëri-Jugosllavi në vitet ’90”. Për deputetin e LSI-së, Agron Çela, thuhet se është pronar i klubit të futbollit Vllaznia, si dhe ka qenë një prej bosëve të kontrabandës së naftës me ish-Jugosllavinë. “Ish-ministër i Bujqësisë me biznese në fushën e prodhimeve ushqimore, ndërtim dhe eksport-import. Dyshohet për evazion fiskal me shmangien e taksave në vlerën e rreth 30 milionë eurove.

Thuhet se ka lidhje me grupe kriminale në Shijak, Durrës e Vlorë”, thuhet në raport për deputetin e PR-së, Agron duka. Ndërkohë që për Tom Doshin vihet në pikëpyetje pasuria e tij. “Mendohet se është një ndër njerëzit më të pasur të PS-së dhe si sponsori kryesor i fushatave elektorale të PS, agresiv dhe i dhunshëm. Burimi i vërtetë i pasurisë se Doshit është i lidhur me trafikun e drogës, zhvatje dhe kontrabandën e naftës me ish-Jugosllavinë. Ka lidhje të forta me krerë të mafies në Shqipëri. Sipas deklarimit të pasurisë në ILDKPKI në 2010 ai përfitoi 4 milionë dollarë nga shitja e një kompanie farmaceutike”, thuhet në raport. Roland Keta, deputet i PD-së cilësohet një nga bosët lokalë të minierave në Bulqizë, i cili shfrytëzoi mundësitë që i jepte posti i tij si kryetar i bashkisë dhe kryetar i degës së PD-së për të marrë licenca të shumta, një pjesë të së cilave ai ua shiti kompanive të treta. Thuhet se ai është lidhur me grupe kriminale lokale dhe kombëtare.

Deputeti i PS-së, Fidel Ylli, shkruhet se “Dyshohet se nisi të bëjë para nga kazinotë dhe aktivitete ilegale të lidhura me mafien bullgare”. “Lidhjet e supozuara me aktivitete kriminale janë kryesisht të lidhura me lejet e ndërtimit, pastrimin e parave dhe pasuritë e paluajtshme. Flitet për lidhje të dyshimta me interesa, biznese dhe mafien ruse”, thuhet për deputetin Koço Kokëdhima. Pjesë e tij janë edhe sekretar i Përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi, për të cilin flitet për lidhje të vjetra me trafikantë droge dhe krimin e organizuar, ku i është ndaluar hyrja në SHBA prej 2005.

Lajme të ngjashme

Back to top button