A do të ndodh shpërbërja e Maqedonisë?

Pas shembjes së komunizmit dhe luftës së ftohtë, filloi shpërbërja e Jugosllavisë së Titos, që solli luftërat ballkanike. Udhëheqësit dhe politikanët  e lartë  europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rezultuan të dalin me një plan paqësor. Kishin synim të nxjerrin një projekt të përbashkët, i cili u quajt “Plani A”, për të ndaluar shfarosjen, genocidin dhe shkatërrimin e njerëzimit në masë. Plani i ashtuquajtur A, si projekt ishte, ndryshimi i kufijve, njëherë e përgjithmonë në Ballkan. Sllovenia kishte shpallur pavarsinë, një pjesë e kroatëve të Bosnjës bashkangjiteshin shtetit amë Kroacisë. Serbët e Bosnjës, do ti bashkangjiteshin Serbisë. Muslimanët në mes të Kroacisë dhe serbisë, do kenë një mini shtet.

Në jug, Kosova do ndahej, dhe kosovarët do ti bashkangjiteshin shtetit amë Shqipërisë. Në radhë ishte Maqedonia duke patur parasysh, pasojat dhe luftërat që mund të kalonin me shpërbërjen e Maqedonisë, në konflikt dhe luftë mund të hyjë Bullgaria dhe Greqia. Ky plan dështoi, më në fund, në tavolinë u soll plani B, pandryshueshmëria e kufijve si opsion, që solli prapë luftë civile dhe genocide pas mbarimit të luftës së dytë botërore. Pas shpërbërjes së ish Republikave  të Jugosllavisë lideri komunist maqedonas  Kiro Gligorov, doli me deklaratë që, Maqedonia si shtet i pavarur e ka vështirë të mbijetojë.

DËSHTIMI I SHTETIT
Maqedonia shpalli pavarsinë, qëllimi i elitës politike maqedonase ishte që të vazhdojë hegjemonizimin, shtet unitar, pushteti i centralizuar, që të ushtrojë pushtet, në mënyrë legjitime mbi palën tjetër  mbi shqiptarët. Shqiptarët si komb që në ish Republikën Federale të Jugosllavisë, gëzonin pak të drejta, edhe ato i humbën. E vërteta ishte e hidhur, monoklatura politike shtypëse maqedonase vazhdoi, ironia, anashkalimi  dhe paradoksi i një regjimi totalitar dhe autoritar ku shqiptarët mbetën  të diskriminuar. Një regjimi që i ngjante një segregacioni dhe aparteidi deri në ditët e sotme. Duke patur parasysh, strategjinë  gjeopolitike dhe demografike, Maqedonia është e kufizuar, me kufirin artificial shqiptaro-shqiptarë, që po të ndodhë  një kryengritje e armatosur, shqiptarët e Maqedonisë shumë lehtë do shtinin në dorë territoret e veta.

Një diplomat perëndimor, në konfliktin e armatosur 2001-it tha, që po të donin, shqiptarët dhe maqedonasit të luftonin ne nuk kemi fuqi për ti ndalur. Duke patur parasysh pasojat nga viti 1991, pastrimi etnik, vrasje në masë, dëbimet dhe internimet nga paramilitantët serbë, SHBA dhe Bashkimi Europian, nuk do të lejojë një skenar të tillë. Ruajtja nga rreziku i luftës angazhimi aktual ushtarak, siguria kundër shpërbërjes, dhe kostoja që do të shkaktohet, faktori ndërkombëtar SHBA, dhe Bashkimi Europian nuk do të lejojë edhe një herë të shpërthejë fuqi e barotit në Ballkan. Është interesi mbi të gjitha, ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial i Republikës së Maqedonisë. Ndërsa është e qartë që shqiptarëve të Maqedonisë nuk u konvenon shpërbërja e Maqedonisë. Shpërthimi i konfliktit është etnik, tipik si në Bosnjë.

Popullata heterogjene, kryeqyteti Shkupi, që i ngjan Sarajevës. Popullata e përzier, shembull Kërҫova mbi pesëdhjetë për qind shqiptarë dhe maqedonas, dhe Struga gjashtëdhjetë për qind shqiptarë. Pas shpërbërjes,  shqiptarët e  Maqedonisë  nuk munden ti bashkangjiten shtetit amë ose Kosovës. Për dy  shtetet shqiptare, shqiptarët e Maqedonisë do jenë patate ose gështenjë e nxehtë që asnjëra nuk mundet ta mbajë në dorë.

DREJT FEDERALIZMIT
Për zgjidhjen përfundimtare, dhe stabilitetin në rajon, që Maqedonia të mbijetojë është drejt federalizmit. Sistemi, qeverisja, pushteti, do të jetë në duart e dy etniteteve, një sistem qeverisje, i përbërë  nga e  drejta e dy etniteteve për të bërë ligje dhe për të marrë vendime, ndaj autoritetit suprem politik. Ndarja e pushtetit ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, që interesat e qytetarëve dhe minoriteteve të jenë në harmoni në një shtet të përbashkët. Të jetojnë së bashku, duke respektuar, vlerat, identitetin dhe historinë, pajtueshmërinë, së bashku në paqe në multikulturizim, që do të sjellë paqe, stabilitet në tërë rajonin dhe Ballkanin.

Lajme të ngjashme

Back to top button