Gormez: Është e papranueshme ndërhyrja izraelite ndaj Xhamisë Aksa

Kryetari i Çështjeve Fetare në Turqi, Prof. Dr. Mehmet Görmez, në lidhje me tensionin në Xhaminë Aksa ka deklaruar se: “Okupuesit duhet të kthehen menjëherë nga kjo përpjekje e dëshpëruar para se ajo të arrijë në përmasa të pa parandalueshme. Xhamia Aksa duhet të hapet në çdo rast, duhet të distancohen përgjithmonë nga ambiciet okupuese dhe të ndarjes”, raporton Anadolu Agency (AA).

Görmez, në një deklaratë me shkrim në lidhje me ndërhyrjet ndaj palestinezëve nga ushtarët izraelitë që i kanë mbyllur dyert e Xhamisë Aksa ndaj muslimanëve ka vlerësuar se: “Është e papranueshme ndërhyrja izraelite e cila ka nisur në kohën e namazit të sabahut ndaj Xhamisë Aksa e cila ndodhet në mesin e tre tempujve më të shenjta të muslimanëve. E dënoj ashpër okupimin e Xhamisë Aksa duke përdhosur imunitetin e një vendi i cili pranohet si vendi i shenjtë i të gjitha feve dhe qytetërimeve”.

Görmez duke uruar shërim të shpejtë për të plagosurit ka vazhduar më tej duke u shprehur se: “Mbyllja sot e Xhamsië Aksa për muslimanët dhe nxjerrja jashtë saj e shumë muslimanëve duke mundësuar futjen e 40 kolonëve hebrenj nën mbrojtjen e ushtarëve, është një hap i rrezikshëm i hedhur me ‘ndarje kohore’ në Xhaminë Aksa. Shkeljeve të vazhdueshme që nga 1967 ndaj xhamisë Aksa sot duke u vendosur në një fazë tjetër është kryer një tentative për të zbatuar me forcë planin për ‘ndarje kohore dhe hapësinore’. Sulmet e kryera me qëllim për të arritur këtë ndaj njerëzve që adhuronin kanë plagosur thellë të gjithë muslimanët dhe ata që kanë ndërgjegje”.

“Okupuesit duhet të kthehen menjëherë nga kjo përpjekje e dëshpëruar para se ajo të arrijë në përmasa të pa parandalueshme. Xhamia Aksa duhet të hapet në çdo rast, duhet të distancohen përgjithmonë nga ambiciet okupuese dhe të ndarjes”- ka përfunduar deklaratën e tij Görmez.

Lajme të ngjashme

Back to top button