Fotografi kur nuk kishte Photoshop

Jetojmë në një kohë kur fotografitë mund të transformohen dhe të shndërrohen në krijime arti shumë të bukura me ndihmën e filterave dhe programeve të ndryshme kompjuterike.

E si pasojë e kësaj shpesh herë harrojmë që dikur kanë ekzistuar fotografë të vërtetë.

Dhe për më tepër ata janë mbështetur në kreativitetin dhe aftëstitë e tyre për të krijuar fotografi të veçanta- ata nuk kishin filtra e as mundësi tjera të manovrimit me foto.

Fotografi i njohur, Melvin Sokolsky i cili në vitin 1963 është autorizuar nga revista e modës “Harper” për të fotografuar koleksionin e tyre të pranverës “Bubble” (“Flluska”)

Sesioni fotografik ishte me modelen me famë botërore Simone D’ Aillencourt e cila  kishte veshur veshjet më elegante nga koleksioni e cila ishte e vendosur në një fluskë të madhe të ajrit e cila mbahej pezull nga një vinç në vende të ndryshme në Paris, transmeton Klan Kosova.

49 vite më vonë, ky sesion fotografish cilësohet si një ndër më të bukurit ndër kohë.

Ndërasa një sekret i cili e karakterizon këtë sesion fotografish është se në asnjë fotografi nuk shihen kabllot që e mbajnë fluskën lart përmes vinçit.

Nuk është zbuluar ndonjëhere se si Melvin Sokolsky e ka bërë këtë, i cili është i vetmi që e di këtë sekret.

foto 5

foto 4

foto 3

foto 2

foto 1

 

foto 8

foto 7

Lajme të ngjashme

Back to top button