“Qytetet e Europës janë të gatshëm për të përballuar refugjatët”

Kryetarët e bashkive të Parisit, Barcelonës, Lesbos dhe Lampeduzas i kanë bërë thirrje qeverive të Europës për të dhënë më shumë ndihmë ndaj refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetarët e bashkive në një artikull të përbashkët në gazetën spanjolle “El Pais” kanë theksuar se shtetet e Europës duhet të rrisin ndihmat e tyre duke patur parasysh nevojat e qyteteve.

Në artikull theksohet se “Qytetet e Europës janë të gatshëm për të përballuar refugjatët. Shtetet japin statusin e azilantit por ato që i strehojnë janë qytetet. Njësitë tona bashkiake do të mundësojnë nevojat e ushqimit dhe të strehimit për ato që janë larguar për shkak të luftës dhe të urisë dhe gjithashtu do të sigurojnë edhe dinjitetin e tyre. Mos iu ktheni shpinën qyteteve. Ajo që është e nevojshme është ndihma e qeverive”.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin këtë vit mbi 360 mijë refugjatë kanë mbërritur në Itali dhe në Europë duke kaluar përmes Mesdheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button