Elton John porosit Putinin: Të bisedojmë për paragjykimet tua qesharake

Këngëtari i famshëm, Elton John, sot u takua me Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko për të lobuar për më shumë të drejta të komunitetit LGBT, dhe pas takimit i ka bërë thirrje edhe presidenti rus Vladimir Putin për ta ftuar në Moskë në përpjekje për të thyer paragjykimet e tij në lidhje me komunitetin në fjalë.

I njohur si një nga kritikët më të ashpër të legjislacionit rus për ndalimin e propagandës të LGBT-së, John shprehu gatishmërinë për t’u takuar me Putinin dhe do të përpiqet për të thyer “paragjykimet e tij qesharake për homoseksualët”, duke llogaritur edhe çmimin nëse do të tallet apo fyhet për këtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Do të doja të ulem dhe të flas me të. Kjo ndoshta do të jetë e kotë, por do ta kem ndërgjegjen e pastër pasi kam tentuar për tu takuar”, tha John për BBC.

Kur u pyet se çfarë do t’i thoshte Putinit, Johni tha se do t’i kujtoja se homoseksualët nuk janë problem dhe se bota ka probleme më të mëdha, por edhe ato nuk mund të izolohen dhe të përjashtohen nga proceset globale shoqërore.

Elton John dy vjet më parë mbajti një koncert në Moskë dhe Shën Petersburg dhe me këtë rast drejtoi kritika të ashpra ndaj autoriteteve ruse për “politikat anti-gay”.

Njeriu i parë i Rusisë, në atë kohë tha se komuniteti LGBT nuk është i diskriminuar në Rusi, kurse Elton John-in e quajti “artist të shquar, që admirohet nga miliona rusë, pavarësisht nga orientimi i tij seksual”.

Eltoni dhe bashkëshorti i tij David Furnish po vizitojnë Ukrainën për të lobuar për forcimin e të drejtave të komunitetit LGBT, pasi që Ukraina ishte në shënjestër nga kritikët për diskriminimin e këtij komuniteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button