Basha: Shqiptarët pas sirianëve, Rama nuk gjeti kohë t’i vizitonte

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka publikuar shifrat e azilkërkuesve në Gjermani.

Basha shkruan se shqiptarët gjenden pas sirianëve edhe për muajin Gusht, ndërsa akuzoi Kryeministrin se u “kapardis në ekspozitën e tij, por nuk gjeti kohë të vizitonte azilkërkuesit shqiptarë” që ndodhen në Gjermani.

“Shqiptarët të parët pas sirianëve edhe në Gusht. Rama u kapardis në ekspozitën e tij private, por nuk gjeti kohë të vizitonte pak metra më tej mijëra shqiptare dhe fëmijët e tyre që dergjen në kampe refugjatësh. Ky është kokoshi 200 milionësh majë plehut, që nuk do t’ja dijë për fatet e qytetarëve të tij”, mbyllet postimi i Bashës në “Facebook”.

Lajme të ngjashme

Back to top button