NATO me tanke drejtë Evropës Lindore (VIDEO)

Një karvan ushtarak amerikan i quajtur “Dragoon Crossing”, qëllimi i të cilit është “të sigurojë se ushtria amerikane është e gatshme nëse është e nevojshme”, ka filluar turneun e saj kontravers, raporton RT, transmeton Portalb.mk. Të paktën 110 automjete të blinduara do të udhëtojnë në rrugën 800-km nga Gjermania Lindore drejt Republikës Çeke dhe nga Sllovakia në Hungari.

“Nga 13 shtatori deri më 21 tetor, rreth 500 ushtarë amerikanë dhe 110 automjete të blinduara nga Skuadroni i Katërt i SHBA-ve, Regjimenti i Dytë i Kalorësisë do të bëjë udhëtimin prej 800 km nga baza e tyre në Vilseck, Gjermani (lindore) përmes Republikës Çeke dhe nga Sllovakia në Hungari, “-thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të NATO-s. Nga NATO bëjnë të ditur se ushtarët e karvanit “Dragoi i Kalimit” do të jetë në gjendje “të ndërveprojnë rregullisht me vendasit”, se takohen në rrugën e tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të mërkurën ka mbërritur në kazermat Pragë-Ruzyně, të Republikës Çeke. “Jeni duke bërë një punë vërtetë e rëndësishme, jashtëzakonisht të rëndësishme për mbrojtjen kolektive dhe sigurinë”-iu tha ai ushtarëve.

Megjithatë, ushtrimet e mëparshme ushtarake në Evropën Lindore nuk kanë ndihmuar “në bashkëveprimin me vendasit”, ose në krijimin e  kontakteve me ta. Në mars, operacion ushtarak i NATOs-SHBAve “Dragoon Ride”, e cila u mbajt në Poloni dhe në Republikën Çeke, shkaktoi protesta të shumta. Para paradës, aktivistët çek kundër luftës nisën kampanjën “Tanke? Jo faleminderit!”,për të protestuar për procesion në vend. Sipas tyre, karvani ishte një “paradë provokative e fitore” në afërsi të kufirit rus. Çekëve iu ndalua të hedhin domate dhe vezë drejt karvanit ushtarak duke ua cituar ligjet e vendit, sipas të cilave mund të dënoheshin me burg deri në tre vjet./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button