Hekurudhat e Maqedonisë i rrjepin refugjatët, shtrenjtojnë biletat!

Hekurudhat e Maqedonisë kanë vendosur dyfishojnë biletat e udhëtimit me tren, njofton Alsat-M.

Biletat fillestare kanë qenë afro 5 euro, më pas me rritjen e fluksit të refugjatëve, Hekurudhat rritën biletën në 10 euro, kurse tani një biletë nga Gjevgjelia deri në Tabanoc kushton 25 euro, madje pa asnjë arsyetim. Për çmimin e rritur alarmuan aktivistët humanitarë por në pamundësi të fotografojnë ndonjë biletë si dëshmi, pasi biletat jepen dhe paguhen në mënyrë jo formale, para hipjes në tren.

Zëdhënësi i Hekurudhave vetëm konfirmoi shkurt rritjen, por pa treguar arsyen e vendimit të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button