Tensione të sërishme, forcat izraelite bastisën oborrin e Xhamisë Al-Aksa (FOTO-VIDEO)

Dhjetra policë izraelitë dhe ushtarë kryen një bastisje në mëngjes në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, raporton RT, transmeton Portalb.mk. Dëshmitarët thanë se u përdorën granata dhe gaz lotsjellës, me ç’rast disa palestinezë u plagosën. Policia tha se bastisja ishte pjesë e një “operacioni të sigurisë.”

Sipas raporteve të fundit, xhamia dhe ambientet tani janë mbyllur. Vendimi pason pas mëngjesit  me përleshje të ashpra në mes të elementeve të ndryshme dhe policisë izraelite. Gjatë bastisjes, izraelitët e rrethuan oborrin, arrestuan dy roje dhe hynë përmes Portës, derisa disa adhuruesv ishin brenda xhamisë në atë kohë. Dhjetëra njerëz u larguan. Ndërkohë, të gjithë meshkujve nën moshën 50 vjeçare, që kishin ardhur për të falur namazin e mëngjesit, iu ndalua hyrja në xhami. Palestinezët kësaj pengese iu përgjigjën me hedhje të gurëve dhe fishekzjarreve, ndërsa disa prej adhuruesve e bllokuan veten brenda xhamisë. Sipas policisë bastisja ishte pjesë e një operacioni të sigurisë, në kërkim të eksploziveve. Forcat e sigurisë Shin Bet dhe ato policore, më herët morën informacion të kërcënimit të sigurisë nga ana e elementeve myslimanë. Kjo çoi në kontrollim të qytetit, ku disa të rinj arab të maskuar ngritën barriera në rrugën drejt xhamisë Al-Aksa, për t’i ngadalësuar izraelitët.

Al Aksa
Përleshjet erdhën vetëm disa orë para fillimit të Vitit të Ri hebre, Rosh Hashanah, që fillon me festime me perëndimin e diellit dhe vazhdon deri të martën në mbrëmje. Bomba me zë dhe me gaz mund të dëgjohen, sipas dëshmitarëve okularë. Ndërsa sipas policisë, burrat e maskuar në shënjestër të forcave izraelite janë në mesin e adhuruesve. Përndryshe xhamia Al-Aksa konsiderohet vendi i tretë më i shenjtë i adhurimit për myslimanët, i njejti konsiderohet i shenjtë edhe nga hebrenjtë, prandaj nga të dyja anët grupet po përleshen për të./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button