“Evropa me refugjatët e rinj do të bëhet fuqi botërore”

Profesori i ekonomisë, francezi Jacques Attali, duke vënë në dukje se refugjatët janë një shans për Evropën ka deklaruar se Evropa në saj të refugjatëve do të bëhet “forcë botërore”, raporton Anadolu Agency (AA).

Attali, i cili ka qenë me detyrë si këshilltar i ish-presidentëve François Mitterand dhe Nicolas Sarkozy si dhe kryetari i parë i Bankës Evropiane të Investimeve, ka theksuar se evropianët nuk duhet të shqetësohen për shkak të refugjatëve të mbërritur në dyert e tyre.

Ai në një intervistë për gazetën Le Soir, duke theksuar se “refugjatët janë gjithmonë një motor shtytës i rëndësishëm për ekonomitë e vendeve ku ato ndodhen”, ka akuzuar ata që mbajnë qëndrim kundër refugjatëve se nuk shikojnë të vërtetën.

Attali i cili ka shkruar një numër të madh librash ka vazhduar më tej duke u shprehur se: “Ardhja e refugjatëve është një mundësi e madhe për Evropën, e cila me refugjatët e rinj do të bëhet fuqi botërore. Është i qartë kontributi i refugjatëve italianë dhe spanjollë. Ne vërejmë vetëm problemet e refugjatëve muslimanë. Afërsisht 98 përqind e 5 milionë muslimanëve në Francë janë integruar dhe mes tyre ka mjekë, avokatë dhe gazetarë. Edhe refugjatët e rinj që kanë ardhur do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Ardhja e tyre është një mundësi e rëndësishme për të ndryshuar demografinë e Evropës, por njerëzit nuk e vërejnë këtë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button