Tetovë, fshati që pret ujë e ju vjen baltë (Video)

Qytetarët e fshatit Nerasht në rrethinën e Tetovës kanë dërguar një video ku shihet qartë se çfarë kualiteti ka uji në këtë fshat, njofton Telegrafi. Problemi me ujin në këtë fshat është shumë i vjetër edhe pse ndër vite politikanët ju kanë premtuar zgjidhje për këtë problem. Problem me ujin nuk ka vetëm ky fshat por i tërë qyteti i Tetovës.

DailyMail publikoi emrat e vendeve ku mund të pihet uji nga rubineti (çezmja) dhe ku ky ujë është i rrezikshëm për shëndetin, transmeton Portalb. Artikulli bazohet në të dhënat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sipas të cilave përmes ujit jo-të pijshëm prej rubineti, mund të barten sëmundje të ndryshme si: kolera, hepatiti A, tifo-ja dhe diarre-ja. Këto të dhëna në artikull u përdorën për t’i këshilluar udhëtarët, të cilët me ç’rast u porositën të mos pijnë ujë nga çezmet në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button