Favoritët vazhdojnë në çerekfinalen e EuroBasket2015

EuroBasket2015 vijon nën dominimin e skuadrave të mëdha. 4 sfidat e para të raundit të 1/8-ave nuk dhuruan surpriza me gjigandët e koshit europian që avancuan më tej. Franca, Spanja, Greqia dhe Letonia siguruan nga një biletë për në fazën cerekfinale pasi mundën shumë thjeshtë kundërshtarët e tyre respektivë. Në Lille, Franca kampionia në fuqi e Europës shpartalloi me rezultatin e thellë 76-53 Turqinë. Këta të fundit rezistuan vetëm në periodën e parë ndaj përfaqësueses që drejtohet nga trajneri Vicent Collet sepse më pas sfida foli e gjitha për Francën që shkëlqeu përpara publikut të saj.

Më i miri mbi parket për vendasit ishte basketbollisti i Cska së Moskës Nando de Colo me 15 pikë, 7 rebound dhe 7 asiste. Nuk shkëlqeu Toni Parker që e mbylli sfidën me vetëm 5 pikë të realizuara. Në çerekfinale, Franca gjen Letoninë që nga ana saj mposhti Slloveninë. Në “Pierre Mauroy Stadium” në Lillë, Kombëtarja Balltike triumfoi me rezultatin 73-66 falë edhe 17 pikëve të shënuara nga Janis Strelnieks.

Një çerekfinale e gjitha për t’u shijuar do të jetë edhe ajo mes Spanjës dhe Greqisë. Në raundin e 1/8-ave La Roja kaloi me rezultatin 80-60 për meritë të një super Pau Gasol. 30 pikë, 7 kërcime dhe 4 asiste koleksionoi në total ylli i Chicago Bulls duke marrë për dore skuadrën e trajnerit Sergio Scariolo. Ndërkohë Greqia e pati thjeshtë një shëtitje sfidën e saj përballë Belgjikës të cilën e mundi shumë lehtë me shifrat 75-54.

Lajme të ngjashme

Back to top button