Mahnitëse: Ja 10 kafshët më të fuqishme në botë (FOTO)

Shumë kafshë posedojnë forcë që edhe njerëzit më të fortë vetëm mund ta ëndërronin, raporton Onekind.org, transmeton Portalb. Kafshë të ndryshme kanë lloje të ndryshme të forcës. Disa kanë forcë të pastër brutale dhe janë të aftë për tërheqje, zvarritje dhe mbajtje të peshave të mëdha. Të tjerat mund të jenë shumë të vogla, por kanë fuqi të madhe në krahasim me madhësinë e tyre. Ju prezantojmë 10 kafshët më të fuqishme në botë:

Shqiponja

 

 

Shqiponja është zogu më i fuqishëm, që gjatë fluturimit është në gjendje të bart diçka sa katër herë pesha e vetë trupore.

 

 

 

 

Anakonda

 

Një gjarpër Anakonda mund të shtrydh për vdekje diçka që është sa vetë pesha e saj trupore prej 250 kg.

 

 

 

 

Ariu i thinjur

 

 

Kur është fjala për forcën e pastër, ariu i thinjur mund të bart mbi 500kg, 0.8 herë sa pesha e saj trupore.

 

 

 

Demi

 

 

Një dem mund të tërheqë dhe të mbajnë diçka prej 900kg, 1.5 herë sa pesha e saj trupore nëpër terren të thyer.

 

 

 

 

 

Tigri

 

 

Një tigër mund të mbajë diçka prej 550kg, dy herë sa pesha e vetë trupore.

 

 

 

 

Gorilla

 

 

Një gorilla mund të tërheqë diçka 2,000 kg (të rënda sa 30 njerëz), mbi 10 herë peshën e tyre trupore.

 

 

 

 

 

Elefanti afrikan

 

 

 

Në forcën brutale, elefantët janë gjitarët më të fortë dhe kafshët më të forta të tokës. Elefantët afrikanë mund të ngrisin lartë deri në 6,350kg dhe ata mund të mbajnë deri në 9,000kg, sa pesha e 130 njerëzve të rritur.

 

 

Milingona

 

 

Milingonat e vogla gjethëprerëse mund të tërheqin dhe të mbajnë në nofullat e tyre diçka sa 50 herë pesha e tyre trupore, prej rreth 500mg. Kjo është e njëjtë si një njeri të tërheqë një kamion me dhëmbë.

 

 

Brumbulli Rinoceront

Brumbulli Rinoceront mund të tërheqë diçka sa 850 herë pesha e tyre. Në qoftë se një njeri do ta kishte forcën e Brumbulli rinoceront, ai do të ishte në gjendje të heqeqë një objekt me peshë 65 ton. Nëse elefanti i fuqishëm do të kishte forcë të barabartë me të, elefanti do të ishte në gjendje të mbante 850 elefantë në shpinën e vetë.

 

Brumbulli Bajgë

 

Brumbulli Bajgë është jo vetëm insekti më i fortë në botë, por edhe kafsha më e fortë në planet në krahasim me peshën trupore. Ai mund të tërheqë diçka sa 1.141 herë pesha e vetë trupore. Kjo është e njejtë sikur një njeri mesatar të tërheq gjashtë autobusë dykatësh plot me njerëz. Kjo po që është fuqi!/Portalb.mk

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button