Rasti Monstra: Mbrojtja kërkon gjykim të ri

Të akuzuarit për rastin “Monstra” edhe njëherë kanë mohuar aktin për të cilin po vuajnë burg të përjetshëm, në Gjykatën e Apelit, gjatë seancës së fundit, ditën e premte, në Gykatën e Apelit. Portalb ka kontaktuar me Bedri Ajdarin, kryetar i këshillit organizativ për rastin “Monstra” njëherë edhe familjarë i të akuzuarve.

Ai thotë se Prokurorja ka përsëritur vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Ku thuhet se kyçe në përpilimin e vendimit ishte dëshmia e dëshmitarit E1.

“Të akuzuarit kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës, në një rast Haki Aziri iu ka drejtuar prokurores dhe i ka thënë se ata kanë sjell vendime nga deklarata që janë marrë me dhunë kështu pastaj duke formuar akt gjykime për qëllime të ndryshme, kështu tha Hakiu duke potencuar se një skenar i tillë u pa së është bërë edhe në rastin e Sopotit”, rrëfen për Portalb Ajdari.

Gjykata e apelit me shkrim do të informojë vendimin e saj pas ankesave të palës mbrotjëse, por nuk ka caktuar datën se kur një gjë e tillë mund të ndodhë.

Kryetari i këshillit organizativ për rastin “Monstra” për Portalb ka konfirmuar se nuk posedojnë ende dëshmi nga materialet eventuale nga “bombat” e Zaevit dhe se po presin se çfarë do të ndodhë me Prokurorinë publike speciale.

“E para, gjykata e shkallës së parë aspak nuk e ka marrë parasysh dëshminë se ditën kritike kur ka ndodhur vrasja, Fejzi Hajdari ka qenë prezentë në një eveniment të organizuar nga Ministria e Transportit. E dyta, në vendimin e gjykatës së shkallës së parë askund nuk qëndron se i dënuari Haki Aziri në fillim ka qene dëshmitar mbrojtës dhe se është mbajtur plotë shtatë  ditë në izolim duke i kërkuar atij të dëshmoj se Fejzi Hajdari është porositësi i vrasjeve dhe se 5 peronat e tjerë tani më të dënuar me burg të përjetshëm janë ekzekutuesit, përndryshe jo vetëm ato por edhe rrezikon humbjen e anëtarëve tjerë të familjes. Gjithashtu askund në vendimin e gjykatës së shkallës së shkallës së parë  nuk ceket dëshmia e tre familjarëve të Haki Azirit, të cilët para gjykatës së shkallës së parë kanë dëshmuar se Haki Aziri natën kritike ka qenë me ata, që do të thotë se Hakiu fizikisht nuk ka mundur të jetë prezentë në dy vende njëkohësisht. Prandaj, kërkoj nga këshilli i gjykatësve të Apelit ta hedhë poshtë këtë vendim dhe të njëjtin ta kthejë në procedurë të serishme gjyqësore”, tha avokat mbrojtës Alispahiç gjatë leximit të ankesës ndaj vendimi të shkallës së parë.

Avokati tjetër në rastin “Monstra”, Naser Raufi, ka deklaruar se pasi të dëgjohen të gjitha ankesat e avokatëve mbrojtës, këshilli i gjykatësve të Apelit do të mbyll seancën dhe më pas ata do të mbajnë seancë të re ku do të miratojnë vendimin se pranohet apo nuk pranohet ankesa për kthimin e vendimit të shkallës së parë në procedurë të serishme gjyqësore, kurse për këtë avokatët do të njoftohen me shkrim. Gjykata e shkallës së parë solli vendim që 5 të akuzuarit Fejzi Hajdari, Sejdi Rami, Alil Demiri, Afrim Ismailovoq dhe Agim Ismailoviq të dënohen me burg të përjetshëm, ndërsa Haki Aziri po ashtu u dënua me burg të përjetshëm, por për ndihmesë gjatë kryerjes së vrasjes, shkruan gazeta “Koha”.

Pas shtyrjes të marrjes së vendimit nga Gjykata e Apelit për rastin “Monstra” ka reaguar edhe Lëvizja Besa.

Ja reagimi i plotë:

Një nga kushtet themelore për normalizimin e Maqedonisë, e cila duhet fuqishëm të diskutohet në këtë krizë të thellë politike dhe që duhet të jetë objekt trajtimi nga Prokurori Special, duhet të jetë hetimi i pavarur ndërkombëtar i rasteve të montuara politike.

Pas shtyrjes të marrjes së vendimit nga Gjykata e Apelit për rastin “Monstra”, Lëvizja BESA vlerëson se këto hamendësime në bindin edhe një herë se pa zbardhjen e tërësishme të këtij rasti nuk mund të flitet për situatë stabile ndëretnike dhe kthim të besimit në institucionet e vendit.

Po ashtu, vlerësojmë se me rastin e montuar  politik “Monstra” nuk duhet bërë kalkulime ditore politike ose pazare, sepse ndërkohë të dënuarit në këtë rast po vuajnë padrejtësisht burgjeve. BESA nuk do të heshtë derisa me këto çështje të ndjeshme të vuajnë shqiptarë të pafajshëm dhe, siç dëshmuam konkretisht me protestën e 13 qershorit, ashtu do të veprojmë deri në zbardhjen e tërësishme të këtyre rasteve të padrejta dhe tragjike.

Është koha e fundit kur të gjithë bashkërisht duhet të reflektojmë që Maqedonia të kthehet binarëve të duhur, me çka do të bëhej një shtet i drejtë, funksional dhe i pranueshëm për të gjithë. Ndryshe, me fshehje krimesh dhe përbuzje nga të gjitha format ndaj etniteteve të tjera, mendojmë se kriza vetëm sa do të thellohet në të gjitha aspektet.

Lajme të ngjashme

Back to top button