Vërtetohet identiteti i 70 haxhinjëve që humbën jetën në Mekë

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Suud vizitoi vendin e fatkeqësisë në Mekë dhe spitalin Nur, në të cilin janë shtruar disa dhjetëra haxhinjë e ardhshëm të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite SPA, mbreti Selman ka thënë se ata do të përpiqen që të mësojnë arsyen e rrëzimit të vinçit, si dhe do të përpiqen që këtë pjesë të shkatërruar ta kthejnë në gjendjen e saj të fillestare.

Mbreti Salman shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. Ai gjithashtu shtoi se haxhinjtë e ardhshëm, të shtruar në spital nuk janë në rrezik për jetën.

Ka dyshime se shkaku i rrëzimit të vinçit ishte stuhia e madhe që përfshiu Mekën të premten. Nga kjo ngjarje e rendë humbën jetën 107 persona dhe u plagosën 238 të tjerë. Deri më tani, është vërtetuar identiteti i 70 haxhinjëve të vdekur.

Lajme të ngjashme

Back to top button