Tronditëse: Në Maqedoni nuk pihet uji nga çezmat!

DailyMail publikoi emrat e vendeve ku mund të pihet uji nga rubineti (çezmja) dhe ku ky ujë është i rrezikshëm për shëndetin, transmeton Portalb. Artikulli bazohet në të dhënat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sipas të cilave përmes ujit jo-të pijshëm prej rubineti, mund të barten sëmundje të ndryshme si: kolera, hepatiti A, tifo-ja dhe diarre-ja.

Këto të dhëna në artikull u përdorën për t’i këshilluar udhëtarët, të cilët me ç’rast u porositën të mos pijnë ujë nga çezmet në Maqedoni. Çuditërisht në listën e vendeve “jo të sigurta” bëjnë pjesë edhe vende të cilët nuk njiheshin për ujin jo të pijshëm. Megjithatë, në të gjitha këto vende “jo të sigurta”  uji është i papastruar ose i ndotur, transmeton Portalb.

Në fotografinë e mëposhtme vendet “e sigurta” paraqiten me ngjyrë të kaltërt, ndërsa vendet “jo të sigurta” me ngjyrë të kuqe:

Uj i pijshem

 

Lajme të ngjashme

Back to top button