Pacolli “përvetëson” anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në UNESCO

Lideri i AKR-së dhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili gjatë mandatit të tij ka lobuar shumë për njohje të reja, ka thënë se atyre njohjeve që opinionistët dhe analistët e kritikonin, po ja sjellin Kosovës anëtarësimin në UNESCO.

Pacolli në një postim në Facebook ka shprehur edhe shqetësimin për mungesë të angazhimit diplomatik për sjelljen e njohjeve të reja për Kosovën.

Ky është postimi i plotë i Pacolli:

“Ja pse njohjet dhe angazhimi lobues janë me rëndësi

Të dashur miq,

Kosova është në rrugë të mirë për të shënuar edhe një sukses në procesin e fuqizimit dhe konsolidimit të shtetësisë. Sponsorizuesit kryesor të pranimit të Kosovës në UNESCO, krahas miqve tanë të mëdhenj, SHBA dhe vendeve mike të BE, ishin edhe shumë vende nga të gjitha kontinentet e botës, në të cilat për një kohë të gjatë kam zhvilluar aktivitet të ngjeshur diplomatik. Me shumë prej tyre edhe kam arritur suksesin e njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Shumë nga oponentët e mi politik më kritikonin për këtë angazhim.

Më kritikonin edhe opinionistë dhe analistë të ndryshëm.

Përveq se më kritikonin, shpeshherë kishte edhe tendenca ta minimizonin këtë angazhim timin, madje duke ironizuar me Afrikën dhe njohjet që vinin nga ky kontinent.

Ky angazhim, përveç lodhjes së madhe fizike dhe psikike, (Serbia në anën tjetër me çdo kusht angazhohej kundër këtij aktiviteti) barte edhe kosto të madhe financiare të cilën normalisht e paguaja nga fondet e mia personale.

Dhe ja ku vijnë frytet.

Me këtë rast unë nuk dua ta minimizoj angazhimin e askujt.

I përgëzoj të gjithë ata që japin kontributin e tyre për shtetin.

Në të njejtën kohë shpreh shqetësimin tim për mungesën totale të angazhimit diplomatik për sjelljen e njohjeve të reja për Kosovën. Fundja ja, tani dita ditës po shihet se sa të rëndesishme janë këto njohje, ndërsa në të ardhmen na presin sfida edhe me të mëdha”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Me vjen keq zotri Pacolli po na shqytaret se kemi me zanat por me inate na njerezit e sukseshem si favorizojme si duam por qoft ne politik apo biznes a e shihni menjeher shkruajne Bexheti “Pervetson”antaresimin emundshem te Kosoves ne UNESKO krejt mundi e hargjimet e bera personale na ti humbim se ta kemi inate e jo zanate prandaj do ju thosha leni keto hajna te Kosoves qe i jane borgj tere botes ato si fryen Gjermania e Amerika e lene pasurine tende qe su del per nje jave zoteri jetoni i lumtur me familjen e juaj te shenjte se e meritoni se na si dona ato njerez qe i japin kosoves por e kunderta i dona hajdutet hajnat

Back to top button