Shkup, aktivistët: Edhe ne distancohemi nga ju si Qeveri! (FOTO)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë të shtunën u rrethua me gardh prej kartoni përpara gardhit nga hekuri që është në ndërtim e sipër. Një grup qytetarësh nga sektori civil në këtë formë u distancuan, prej siç thonë “krimeve dhe abuzimeve për të cilët janë akuzuar funksionarët qeveritarë”.

“Edhe ne distancohemi nga ju”, shkruan në grafitin e gardhit prej kartoni. Aktivistët në protestën e djeshme gjithashtu prenë edhe shiritin e kuq për lëshimin e gardhit në përdorimit, si ironi  e fushatave të shpeshta zgjedhore të kryeministrit, Nikolla Gruevski, transmeton Portalb.

“U mblodhëm këtu për t’i kujtuar qeverisë, se ne i mbajmë mend krimet e tyre që po bëjnë në 9 vitet e fundit, për t’i rikujtuar se i mbajnë peng njerëzit e tyre, dhe për t’i kujtuar se ne nuk do të heqim dorë nga kjo, në mënyrë që ata të japin llogari para këtij populli për ato që kanë bërë. Duam t’i japim porosi Prokurorit Publik i cili duhet të zgjidhet të martën se cilat janë kompetencat e tij. Duam t’ia kujtojmë se ku e kanë vendin këta njerëz që e udhëheqin shtetin dhe pamëshirë shkelin qytetarët e tyre, t’iu kujtojmë se të gjithë të rinjtë që ishin viktimë e këtij regjimi, të kujtojmë se nuk duhet të anashkalohen dëshmitë që kemi. Nuk ka drejtësi nuk ka qetësi”, ka thënë aktivistja Simona Spirovska.

Foto nga protesta (5) Foto nga protesta (4) Foto nga protesta (3) Foto nga protesta (2) Foto nga protesta (1)

 

Lajme të ngjashme

Back to top button