Turqi, vriten 3 policë nga sulmet e PKK

Në dy sulme të ndryshme në Şırnak dhe Diyarbakır të Turqisë kanë mbetur të vdekur 3 policë si dhe janë plagosur gjashtë të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndaj policëve që ndodheshin në krye të detyrës në autostradën Şırnak-Uludere terroristët kanë ndërmarrë një sulm me armë automatike si dhe me një mjet të ngarkuar me bomba. Si pasojë e sulmit 2 policë kanë humbur jetën, ndërsa janë plagosur 5 të tjerë.

Sipas informacioneve të marra rreth orës 05.30 anëtarë të organizatës terroriste PKK në kilometrin e 2-të të autostradës Şırnak-Uludere nga një mjet i ngarkuar me lëndë shpërthyese kanë ndërmarrë një sulm ndaj ekipit të forcave të policisë të cilët ishin në detyrë. Gjithashtu terroristët pas sulmit kanë qëlluar edhe me armë automatik ku më pas janë përballur edhe me kundërpërgjigjen e forcave të policisë.

Si pasojë e ngjarjes mësohet se 2 policë kanë rënë dëshmorë, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur të cilët janë dërguar për të marrë mjekimin e duhur në spitalin shtetëror në Şırnak.

Menjëherë pas sulmit për kapjen e terroristëve të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes ka nisur një operacion nga ajri ku nga Komanda Divizioni Kufitare 23 të xhandarmërisë është ngritur një helikopter i tipit Kobra për të ndjekur terroristët që kryen sulmin. Theksohet gjithashtu se gjatë operacionit u vranë 2 terroristë dhe se operacioni vazhdon ende.

Ndërsa si pasojë e një sulmi me raketahedhëse ndaj ekipit të policisë në rajonin Slivan të qytetit Diyarbakır humb jetën një punonjës policie, ndërsa një tjetër u plagos.

Sipas informacioneve të marra theksohet se anëtarët e organizatës PKK kanë ndërmarrë një sulm me raketahedhëse ndaj ekipit të policisë i cili në zonën Mescit po punonin për të mbyllur hendeqet e hapura nëpër rrugët të rajonit nga anëtarët e organizatës PKK. Nga sulmi ka humbur jetën polici i cili po drejtonte makinerinë, ndërsa një tjetër është plagosur. Operacioni i nisur për kapjen e terroristëve vazhdon ende.

Lajme të ngjashme

Back to top button