Martohet Vesa Luma dhe Big Basta (FOTO)

Nata e kaluar ka qenë një nga më të bukurat e jetës së tyre, pasi lidhjen e tyre disa vjeçare e kurorëzuan në martesë.

Vesa Luma dhe Big Basta (Gerald Xhari) janë zyrtarisht burrë e grua. Në një ceremoni elegante të mbajtur në kalanë e Lëkurësit në Sarandë, çifti i famshëm i thanë “po” njeri tjetrit.

Ndërsa Bigu ishte veshur me kostumin klasik të dhëndërisë, Vesa kishte zgjedhur një fustan të bardhë ndryshe, i shkurtër në pjesën e poshtme dhe me tyl sipër.

Pavarësisht tualetit të kuruar, në ditën më të rëndësishme të jetës së saj, Vesa i mbante flokët e krehura drejt.

Në martesën e tyre ishin të pranishëm familjarë dhe miq të afërt të çiftit. Celebrimi i tyre u bë nën praninë e kryebashkiakes së Sarandës, Floriana Koka, transmeton Noa.

Foto nga ceremonia e martesës së Vesa Lumës me Big Bastën

 

Lajme të ngjashme

Back to top button