Ambalazhi i ri i birrës Tirana i ofendon muslimanët

Birra Tirana ka fyer besimtarët muslimanë, duke nxjerrë në ambalazhin e saj, xhaminë e Et’hem Beut. Ky veprim ka shkaktuar zemërim dhe ka revoltuar besimtarët muslimanë. Dihet botërisht se pijet alkoolike janë rreptësisht të ndaluara nga feja islame. Dashamirësit e fesë islame kërkojnë heqjen e menjëhershme nga qarkullimi të këtij produkti.

Për rastin në fjalë ka reaguar dhe imami i Xhamisë së Tiranës Ahmed Kalaja i cili këtë akt e vlerëson si tallje.

“A duhet të merret ndonjë institucion me këta që tallen me xhaminë e cila është edhe simboli i islamit në Shqipëri”, thotë imam Kalaja në rrjetin e tij personal të Facebook-ut.

Lajme të ngjashme

Back to top button